INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët japin alarmin për ujërat e zeza në Sarandë

Ekspertët japin alarmin për ujërat e zeza në Sarandë

Publikuar më: 15:36 05-03-2018

Ujërat e zeza janë gjithmonë një problem për bregdetin shqiptar.

Jo më larg se verën e shkuar Saranda u përfshi nga një skandal që largoi mijëra pushues pas shpërthimit të ujërave të zeza.

Ujërat e zeza ‘pushtuan’ Ksamilin e më pas edhe Sarandën duke shkaktuar ndotje masive por edhe dëme në biznese, dëme që nuk u kompensuan kurrë.

Sakaq, Prokuoria e Sarandës nisi hetimet duke kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve belge. Nga Saranda, një dosje me informacion, bashkangjitur me kampione të kanalizimeve u dërguan në Belgjikë.

Pa humbur kohë, ka ardhur edhe përgjigjia e ekspertëve të cilët kanë arritur në përfundimin se gjithë ‘kanalizimet janë të skaduara’.

Firma që ka marrë përsipër të bëjë kanalizimet në këtë qytet, në kuadër të një projekti nga Komiteti Europian, nuk ka bërë asgjë sipas parametrave të kërkuar duke rrezikuar kështu që e njëjta situatë të përsëritet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609