INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzivisht për Euronews/ ''Zbutet'' Soreca: Po rishikojmë pretendimet e opozitës!

Ekskluzivisht për Euronews/ ''Zbutet'' Soreca: Po rishikojmë pretendimet e opozitës!

Publikuar më: 15:02 07-06-2019

Në një intervistë për Euronews ambasadori i delegacionit të BE, Luigi Soreca ka folur mbi situatën politike në Shqipëri.

Në intervistën me titull, "Shqipëria në udhëkryq të BE-së, mes reformave të mëdha dhe protestave në rrugë", Soreca është shprehur se “Pretendimet e opozitës, po shqyrtohen”.

Soreca tha se është momenti për të kaluar ndasitë ndërsa sa i takon kauzave të opozitës, për të cilën ka dalë në rrugë dhe proteston, theksoi se BE do i marrë në konsideratë akuzat e saj nëse vërtetohen ligjërisht.

''Akuzat e opozitës po shqyrtohen, por ato duhet të shoqërohen me vendime në përputhje me sundimin e ligjit. Prandaj, nëse hetimet çojnë në vendime, ndjekje penale apo dënim, natyrisht që Bashkimi Evropian do të ketë një konsideratë më të madhe për të gjithë këtë.''

Sa i përket krizës politike, ambasadori i BE-së i bën thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të mendojnë për interesin kombëtar të shqiptarëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022280216217041