INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Seven Saraqi ju zbulon detaje për klipin e ri “Molotov” [VIDEO]

Ekskluzive/ Seven Saraqi ju zbulon detaje për klipin e ri “Molotov” [VIDEO]

Publikuar më: 16:49 27-07-2017

Me siguri do dashuroheni pas këngës më të re të Seven Saraqit, “Molotov”…

Seven Saraqi është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të momentit, ku me zërin, muzikën, stilin e veçantë dhe paraqitjen e tij ka “çmendur” shumë vajza. Pas disa hiteve të mjaft të bukura, Seven na ka befasuar me këngën e tij të rradhës. Seven ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Molotov”. Dhe ne të intv.al kontaktuam me Seven-in dhe ai na tregoi se xhirimet e klipit janë kryer në qytetin dhe vendlindjen e tij, në Mitrovicë dhe  titulli ka kuptmin e fjalës “Molotov” që do të thotë një shishe e mbushur me benzine dhe e mbyllur me tap, për të evituar derdhjen e benzinës dhe çka do të thotë eshtë një këngë e “zjarrtë” . Dhe e lidhur një nap ose leckë e lagur po ashtu me benzine. Seven ka punuar thuajse dy muaj për këtë projekt dhe se një pjese e ka punuar në Zvicër dhe kënga është më shumë për adhuruesit e hip hop-it dhe keshtu tekstin e ka punuar më shumë në stilin e HipHop-Dancehall. Por të gjithë ju mund ta dëgjoni dhe shikoni në videon më poshtë”/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496