INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Rikthehet Nora Istrefi!

Ekskluzive: Rikthehet Nora Istrefi!

Publikuar më: 18:50 09-02-2016

Pas një mungese thuajse 1 vjeçare, natyrisht edhe si pasojë e faktit që artistja bukuroshe u bë nënë, Nora Istrefi rikthehet me një klip të ri.

Burime pranë stafit të saj bëjnë me dije për intv.al se këngëtarja 29 vjeçare do të publikojë shumë shpejt këngën e saj të re. Ende nuk kemi një titull për këtë realizim të ri të Norës, por mësohet se do të jetë shumë ritmike, saktësisht në rrymën reggaeton. Teksti është shkruar nga Ergen Berisha, ndërsa muzika është realizuar nga Massiv Production. Nora po vjen sërish dhe këtë herë duket se nuk do largohet pa na bërë të kërcejmë nën ritmet e këngës së saj të re. Duhet thënë se bukuroshja na kishte munguar dhe shpresojmë që ky realizim të justifikojë kohën e humbur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041429996490479