INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Me kupën e fitores Inis Neziri përshëndet nga Rusia! Emocionet e triumfit dhe dedikimet e saj [VIDEO]

Ekskluzive: Me kupën e fitores Inis Neziri përshëndet nga Rusia! Emocionet e triumfit dhe dedikimet e saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:19 30-08-2019

Na ka emocionuar shumë! E vetme, edhe pa mbështetjen mediatike shqiptarë apo zhurmën online Inis Neziri u nis drejt Rusisë për të garuar në Festivalin prestigjoz ‘New Wave’. Përballë një jurie me emrat me të mëdhenj të muzikës ruse, producentë rusë si dhe disa prej tyre fitues në Eurovision, Inisi garoi në tri netë me 2 këngë shqiptare dhe një në gjuhën ruse. Mes të rinjvë të tjerë garues nga shtete të ndryshme, ajo rrëmbeu pikët maksimale duke shkëlqyer në Rusi e duke marrë një tjetër trofe.

 inisi_brenda.jpg

Në Tiranën mediatike moderatori i ‘Trokit’ Ermal Peçi, që në natën e parë njoftonte ndjekësit për suksesin e Inisit, ndërsa akoma më gjërë foli të nesërmen edhe këngëtarja Aurela Gaçe, e cila ndër të tjera u drejtohej mediave për mos pasqyrim të suksesit të saj. Kaq mjaftoi që më pas edhe shumë artistë të tjerë të ndanin suksesin e Inisit. Në një video ekskluzive duket se Inis nuk harron të përshëndës ata që e mbështetën që në nisje të garës, e të ndaj emocionet e para me kupën e trofeut. Ndiqni videon!
Article Logic
Execution time: 0.0048990249633789