INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia shqiptare, ngadalësim gjatë tre mujorëve të ardhshëm

Ekonomia shqiptare, ngadalësim gjatë tre mujorëve të ardhshëm

Publikuar më: 11:37 31-08-2018

Rritja ekonomike do të ngadalësohet gjatë 3 mujorëve të ardhshëm. Është ky parashikimi që kanë bërë ekspertët e fushës së kreditimit dhe analizave financiare. Në artikullin e botuar këtë muaj Fitch Solutions, thuhet se sektori i jashtëm do të përballet nga dobësimi i rritjes në eurozonë, ndërkohë që kërkesa e brendshme gjithashtu duket e kufizuar nga inflacioni në rritje. Kjo do të dëmtojë fuqinë blerëse dhe potencialisht do të çojë në shtrëngim monetar sipas ekspertëve. Megjithëse ka patur rritje në parashikimin e rritjes reale të PBB-së së vitit 2018, këta specialstë kanë thënë:
“ Ne kemi rritur parashikimin e rritjes reale të PBB-së në 2018 duke u mbështetur nga rritja e fortë në tremujorin e parë të 2018. Sidoqoftë, pikëpamja jonë e përgjithshme për rritjen e PBB-së reale do të ngadalësohet gjatë tremujorëve të ardhshëm, pasi ne nuk besojmë se sektori i jashtëm do të vazhdojë të sigurojë hapat e ardhshëm të aktivitetit ekonomik mes ngadalësimit të aktivitetit në partnerët kryesorë tregtarë në eurozonë. Megjithëse vazhdojmë të besojmë se kërkesa e brendshme do të mbetet e fuqishme, vërejmë se rritja e inflacionit do të peshojë mbi fuqinë blerëse dhe mund të nxisë bankën qendrore që të reduktojë stimulin monetar më herët se sa që është planifikuar aktualisht.”
Në të vërtetë, është ruajtur parashikimi i rritjes reale të PBB-së 2019 në 3.5%. Sektori i jashtëm nuk ka gjasa të ruajë këto vlera, kur eksportet u zgjeruan me 5.0% në terma vjetorë, në mes të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në eurozonë dhe veçanërisht në Itali, ku përfundojnë rreth 50% të eksporteve shqiptare.
Por në këtë artikull thuhet se iflacioni në rritje do të ulë fuqinë blerëse.
Rritja e çmimeve u rrit në një nivel 18-mujor prej 2.4% në terma vjetorë në qershor të vitit 2018. Sipas zyrës statistikore, pagat e sektorit publik u rritën me 7.8% në 2017, gjë që ka të ngjarë të jetë një nxitës i madh i rritjes së çmimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0029101371765137