INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekonomia shqiptare/ FMN: Rritje për 2018-ën, ndërsa për 2019-ën ulje

Ekonomia shqiptare/ FMN: Rritje për 2018-ën, ndërsa për 2019-ën ulje

Publikuar më: 11:47 09-10-2018

Rritet pritshmëritë për zgjerimin e ekonomisë shqiptare. Fondi Monetar ndërkombëtar në raportin e fundit të “Pasqyrës ekonomike globale” të tetorit, pret që rritja e vendit të jetë 4% këtë vit, nga 3.7% që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të publikuar në muajin prill. Ky është ritmi më i lartë i rritjes ekonomike që që prej vitit 2008. Në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria pritet të jetë ndër vendet që do të kenë zgjerim më të përshpejtuar ekonomik.
Pritshmëritë për zgjerimin e ekonomisë:
Shqipëria 4%
Mali i Zi 3.7%
Bullgaria 3.6%
Serbia 3.5 %
Kosovë 3.5%
Bosnja 3.2%
Kroacia 2.8%
Ndërsa nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në zhvillim, ecurinë më të mirë pritet ta kenë Polonia, me 4.4%.
Ndërsa për këtë vit panorama rezulton e përmirësuar, për 2019-n, Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një rritje më të ulët se në prill. Në 2019-n, ekonomia shqiptare pritet të zgjerohet me 3.7%, nga 3.8% që ishte parashikimi i mëparshëm. Ndërsa për 2023-n, pritshmëritë kanë mbetur të pandryshuara në 4%. Inflacioni pritet të rritet gradualisht, duke iu afruar objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Objektivi i Bankës së Shqipërisë
Nga 2.5% në 2018
Në 2.9% në 2023

FMN thekson në raportin e saj, se ekonomia globale po vijon me zgjerimin e qëndrueshëm që ka nisur që nga mesi i vitit 2016. Rritja globale e 2018–19 pritet që të mbetet në nivelet e 2017-s. Por rreziqet negative për rritjen globale janë rritur në 6 muajt e fundit dhe potenciali për rritje surprizë nuk është aq i lartë.Rritja globale është parashikuar në 3.7 për qind për 2018-19, duke u ulur me 0.2 pikë përqindjeje për të dy vitet, në raport me parashikimin e muajit prill.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148