Së fundmi, rrjetet sociale kanë ngritur pikëpyetje të shumta rreth marrëdhënies mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit. Një veprim i moderatores së njohur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi ajo ka hequr nga lista e ndjekjeve në Instagram tre miqtë e saj, duke thyer imazhin e një miqësie që prej kohësh perceptohej si e pandashme.
Për një periudhë të gjatë, katërshja është parë shpesh bashkë, si në ekran ashtu edhe jashtë tij, duke krijuar bindjen e një raporti të ngushtë dhe të qëndrueshëm. Pikërisht për këtë arsye, ky ndryshim nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet.
Deri më tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar mbi atë që mund të ketë ndodhur mes tyre. Asnjë prej personazheve të përfshirë nuk ka reaguar drejtpërdrejt, duke lënë hapësirë për interpretime dhe spekulime nga publiku.
Megjithatë, pak orë pas kësaj lëvizjeje, Graciano Tagani ka ndarë një mesazh në InstaStory, i cili është interpretuar si një reagim i tërthortë ndaj situatës.
“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, ka shkruar ai, pa përmendur emra apo detaje konkrete.
Nga ana tjetër, Argjira Spanca dhe Fjoralba Ponari nuk kanë bërë asnjë reagim publik, ndërsa Einxhel Shkira ka zgjedhur të ruajë heshtjen.








20 Dec 2025 





