INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Einxhel bën urimin më romantik për ditëlindjen e Dagz: S’kam ndërmend të jetoj pa ty

Einxhel bën urimin më romantik për ditëlindjen e Dagz: S’kam ndërmend të jetoj pa ty

Publikuar më: 12:31 06-07-2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku krijuan edhe një lidhje dashurie. Edhe pasi reality show përfundoi, ata e vijuan romancën jashtë dhe duken më të dashuruar se kurrë më parë.

Ditën e sotme Dj Dagz feston 30-vjetorin e lindjes dhe urimin më të bukur e të veçantë e ka marrë pikërisht nga moderatorja e njohur. Einxhel ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” një video me momentet më të ëmbla të tyre brenda BBV si dhe ka shkruar disa fjalë të bukura për Dagz.

Ajo uron që Dagz të jetë përherë i lumtur si dhe thekson se ajo nuk ka ndërmerr të jetoj asnjë ditë pa atë.

Postimi i plotë i Einxhel: 

“Per banorin tim te preferuar ne gjithe Universin: Ndoshta te gjithe e din historine tone…por serisht nuk din mjaftushem! Ndoshta kam deshtuar ta shpreh dashurine aq bukur sa ti por nuk kam deshtuar ne ate qe ndjej…Per here te pare ndjej komplotin e perendive qe une te jem me ty e ti me mua, ndjej qe si sot 30vite me pare ke ardh ne kete bote per tme ndryshuar jeten.Ndjej qe kam humbur shume lumturi ne vitet jete pa ty por e di qe do e kompesojme??Kaq pak kohe dhe serisht me duket sikur te njoh prej me shume se nje jete…e serisht mendoj qe me kishe munguar aq shume,e serisht me merr malli per ty aq shume cdo sekond qe ste kam diku verdall tet torturoj?Ste premtoj dot qe sdo ket dite qe do te dukem nje makth por te premtoj se cdo dite do mundohem te jem endrra jote me e bukur…do mundohem qe vitet ne vijim endrrat e tua te behen realitet(dhe seshte qe si kam ber realitet der tani nja dy prej tyre??)Uroj te jesh gjthm i lumtur,uroj te lumturojme bashk me cfare Zoti na dhuroi,uroj te arrish yjet me dy duar,uroj te kesh jeten e gjate sepse une skam ndermend te jetoj pak,dhe skam ndermend te jetoj asnje dite me pa ty??Happy Bday @dj_dagz ?? Love You Babe ??”.

Por jo vetëm kaq, pasi Shkira gjithashtu ka postuar në “Instastory” disa momente të tjera të bukura me Dagz.

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594