INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ehh leku letër! Këtë që paska bërë burri MILIARDER për nënën e Angela Martinit rrallë njerëz e bëjnë! [FOTO]

Ehh leku letër! Këtë që paska bërë burri MILIARDER për nënën e Angela Martinit rrallë njerëz e bëjnë! [FOTO]

Publikuar më: 13:42 06-02-2019

Shumë talente shqiptare kanë shkëlqyer dhe vazhdojnë të shkëlqejnë nëpër botë në specifika të ndryshme duke na bërë përherë krenarë. Dhe padyshim në fushën e modelingut, Angela Martini është një nga bukuroshet shqiptare që ka patur goxha sukses.
Martesa e saj me Dragos Savulescu është kurorëzuar nga luksi i skajshëm dhe shpesh çifti na ka treguar me postimet në Instagram, momentet e relaksit që kalojnë që me siguri adhurohen nga shumë prej jush. 

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Revistën Ëho” Anxhela ka folu edhe për marrëdhëniet me prindërit e Dragos dhe mesa duket gjërat po shkojnë për mrekulli.

“Marrëdhënia ime me prindërit e Dragos është e jashtëzakonshme. Ata janë engjëj! Jam e bekuar që i kam. Verën e kaluar ata vizituan Shkodrën dhe kaluan një javë me prindërit e mi, pa mua dhe Dragos-in. Ata e pëlqyen dhe e kuptuan shumë mirë njëri-tjetrin, njësoj si një familje e vërtetë.”

Modelja ka rrëfyer një histori mjaft emociunuese që i ka ndodhur me mamanë e saj kur ata ndodheshin në muaj mjalti dhe e ëma ishte sëmurë. Drago ka bërë atë që Angela dhe mamaja e saj nuk do ta harrojnë kurrë.

“Vitin e kaluar, ndërkohë që ne ishim me muaj mjalti në Seychelles, nëna ime ishte me pushime në Shkodër dhe u sëmur dhe nuk më tha asgjë për disa ditë, sepse nuk donte të më shkatërronte muajin e mjaltit, veprim tipik mamash. Më pas zbulova se sa e sëmurë ishte dhe se jeta e saj ishte në rrezik.
Dragos e kuptoi përpara meje se sa serioze ishte situata dhe më tha: ‘Fokusohu dhe më dëgjo mua. Së pari, në këtë sekondë dërgoje në spital tek doktori më i mirë në Shkodër, Dr. Besmir Grizhja. E dyta, më trego rezultatet e analizave të gjakut dhe të gjitha analizave të tjera që do marrësh nga doktori. E treta, thuaji nënës se duhet të largohet nga spitali për 3 orë, sepse një avion privat i pajisur me çdo mjet mjekësor dhe një doktor do ta marrë për ta çuar në Zyrih dhe një ambulancë do e presë në aeroportin e Zyrih-ut për të shkuar në Spitalin Universitar të Zyrih-ut, ku po e presin një grup mjekësh.
Pasi nëna ime arriti në Spitalin Universitar të Zyrih-ut nuk pati asnjë përmirësim dhe ne nuk ishim plotësisht të kënaqur me mjekët. Dragos nuk donte të ndërmerrte ndonjë rrezik dhe arriti ta transferonte me një ambulancë në spitalin më të mirë privat në Zvicër, ‘Hirslanden’. Atje ajo u trajtua nga profesorët më të mirë dhe pas 2 orësh u ndje më mirë dhe u shërua plotësisht. E gjitha kjo u bë nga ne, si skuadër, duke folur në telefon nga një ishull në Seychelles. Siç thashë ky është njëri prej shembujve nga shumë të tjerë, kështu mund ta gjykoni vetë! Pasi ndodhi e gjithë kjo, nëna ime thotë se Dragos është djali i saj i dytë”, – tregoi Angela.

anxhela-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037682056427002