INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egjipti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Egjipti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 12:12 10-04-2017

Egjipti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas dy sulmeve që u bënë në kishat katolike ku si pasojë humbën jetën 45 persona dhe mbetën të plagosur 80 të tjerë.
Abdul Fattah al-Sisi ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin.
Kamerat e sigurisë kanë xhiruar momentet e shpërthimit në kishën e Aleksandrisë, njëra prej dy kishave të goditura nga sulmet terroriste.

Në katedralen e Shën Markut u vranë 17 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ndërsa në xhirimin tjetër, duket qartë momenti i panikut mes besimtarëve gjatë shpërthimit në kishën e Shën Gjergjit në Tanta, ku u vranë rreth 28 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në të dyja rastet sulmet kanë qenë kamikazë të kryera nga militantë të Shtetit Islamik, të cilët zgjodhën të dielën e palmave, festën që i paraprin pashkëve, për të goditur.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832