INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eduktorja Turdiu suprizon në polici me deklaratën e saj për dhunën në kopshtin Diren

Eduktorja Turdiu suprizon në polici me deklaratën e saj për dhunën në kopshtin Diren

Publikuar më: 10:29 29-06-2016

Policia e Tiranës ka shoqëruar ish-edukatoren e kopshtit ‘Diren’, Elona Turdiun. Edukatorja u shoqërua pas denoncimit se edhe ajo si administratorja Anjeza Shabani kishte ushtruar dhunë ndaj të miturve.
Vetë Turdiu ka surprizuar në polici teksa pranoi se i kishte dhunuar fëmijët, por njëkohësisht tha se ka qenë personi i parë që informoi prindërit e fëmijës 3 vjeç, që ai dhunohej nga Anjeza Shabani, shkruan Gazeta Shqiptare.
Turdiu u mbajt disa orë në komisariat dhe u la e lirë. Ajo do të hetohet në gjendje të lirë. Dy ditë më parë një edukatore tjetër dëshmoi se Elona Turdiu i dhunonte në mënyrë çnjerëzore fëmijët duke i rrahur me çarçaf në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666