INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Edisa tregon me kë ruan miqësi nga Big Brother ka dhe nje kunjë për Rogertin

Edisa tregon me kë ruan miqësi nga Big Brother ka dhe nje kunjë për Rogertin

Publikuar më: 11:05 03-08-2026

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Edisa Demollari, ka folur hapur ekskluzivisht për Bordo për eksperiencën e saj në reality show, miqësitë që ruan nga ai format por dhe planet që ka për televizionin.

Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, Edisa u shpreh se edhe jashtë kamerave është e njëjta, duke theksuar se nuk është penduar për qëndrimet apo deklaratat e saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

E pyetur nëse sinqeriteti i ka kushtuar, ajo tha se mund të ketë pasoja në afat të shkurtër, por sipas saj, njerëzit e sinqertë vlerësohen dhe dallohen me kalimin e kohës.

“Mund të kushtojë në afat të shkurtër, por në afat të gjatë njerëzit e sinqertë vlerësohen dhe diferencohen nga pjesa tjetër”, u shpreh Edisa.

Ish-banorja pranoi se në disa raste mund t’i kishte përzgjedhur fjalët ndryshe, por jo të ndryshonte thelbin e asaj që ka dashur të thotë. Ajo shtoi se, edhe duke e parë tani eksperiencën nga jashtë, nuk do të ndryshonte qasje me asnjë prej banorëve.

Edisa zbuloi gjithashtu se miqësitë që u krijuan natyrshëm brenda shtëpisë vazhdojnë edhe pas përfundimit të formatit.

“Miri, Juela dhe pak Rogerti”, tha ajo, duke shtuar më pas me humor: “Po Rogerti është i zënë kohët e fundit”.

Sa u përket raporteve më të ftohta me disa nga ish-banorët, Edisa sqaroi se nuk i konsideron konflikte, por thjesht mospërputhje karakteresh.

“Është normale që kur nuk të përputhen për aq ditë brenda, nuk do të përputhen as jashtë. Secili vazhdon rrugën e vet i ndarë”, deklaroi ajo.

Duke folur për autenticitetin në një format reality, Edisa theksoi se strategjia e saj e vetme ishte të qëndronte vetvetja. Ajo shtoi se nuk mendon se hyrja në një fazë më të hershme të programit do të kishte ndryshuar diçka në rrugëtimin e saj.

“Hyra në pikën që duhej dhe nuk do të bëja asgjë ndryshe”, përfundoi Edisa.