INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama shpërndan në facebook-un e tij statusin e Lulzim Bashës

Edi Rama shpërndan në facebook-un e tij statusin e Lulzim Bashës

Publikuar më: 17:02 28-12-2016

Është hera e parë që Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij në facebook, statusin e kundërshtarit të tij politik Lulzim Basha. E kjo nuk ka qënë e paqëllimtë.
Nëpërmjet një video, Lulzim Basha thotë se buxheti i 2017 është për qejfin e Kryeministrit dhe jo hallet e njerëzve.
Kjo pasi, sipas tij, Rama ka parashikuar të shpenzojë 10 mln euro për luksin dhe argëtimin e tij në zyrën e Kryeministrisë.
Ndërsa ka shpërndarë videon, Rama e ka cilësuar pretendimet e kreut të opozitës si tallje me njerëzit dhe lojë të pacipë gënjeshtrash nga opozita. Por qëllimi i këtyre gëjeshtrave është kapja e pushtetit, thekson numri një i qeverisë.
Edi Rama:
“Kur gënjeshtra i ka këmbët e gjata dhe fytyrën mbuluar me maskën tallëse të pafytyrësisë, shumëkush e ngatërron gabimisht me politikën; në fakt është vetëm pengmarrja e politikës për qëllimin më të ulët, synimin e pushtetit duke helmuar e çoroditur sa më shumë njerëz, në një përpjekje të harbuar për asgjësuar shpresën përmes asgjësimit të të vërtetave, shkatërrimit të provave, zhdukjes së fakteve”!

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439