INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama paska hipur tek kali i Skënderbeut vetëm për 100 lekë! Politikani e sfidon, po deshe…[FOTO]

Edi Rama paska hipur tek kali i Skënderbeut vetëm për 100 lekë! Politikani e sfidon, po deshe…[FOTO]

Publikuar më: 14:13 10-05-2019

Shumë nga ne s’do na i merrte kurrë mendja që për 100 lekë Edi Rama kur ishte fare i ri do të hipet mbi kalin e Skënderbeut për shkak se e dimë që i ka rrënjët nga një familje që nuk ka vuajtur për bukën e gojës. Po ka qënë deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, tek emisioni të “Të Paekspozuarit”, që thotë se kjo ka ndodhur. Gjuzi tha se dikur ka qenë rrobaqepës dhe bashkë me gjashtë shokë të tij kanë “detyruar” Edi Ramën, të hipë mbi kalin e Skënderbeut, për 100 lek. Madje dhe e sfidon që nëse ai nuk pranon këtë të vërtetë ka gati dhe dëshmimtarët.
“Edi Rama ka hipur lart tek kali i Skënderbeut, e kemi detyruar për 100 lek. Mori dhe lekët dhe nuk na qerasi, se nuk dinte ti jepte as biçikletës. Ne në atë kohë, ishim 7 djem, Luli, Agroni Tiranës Re, Çimja. Ishim 7 rrobaqepësit e Tiranës. Nëse them një gënjeshtër, ta përgënjeshtroj Rama, po unë nxjerr 7 dëshmitarë”, tha Gjuzi që na ka habitur fare.

Deputeti tha gjithashtu se Rama kërkonte të bëhej rrobaqepës duke e kopjuar atë.

gjuziii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030679702758789