INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama: Ju tregoj si e shpëtova Lulzim Bashën

Edi Rama: Ju tregoj si e shpëtova Lulzim Bashën

Publikuar më: 18:24 30-05-2017

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për arsyet se pse duhet votuar qeveria e tij në takimin elektoral që ai zhvilloi në qytetin e Burrelit. Në fjalën e tij, Rama kërkoi votën e demokratëve, teksa ashtu si edhe dje u tha atyre, se i kanë borxh qeverisë së tij.

Jo vetëm kaq Rama tha se ishte ai që kishte shpëtuar Lulin duke e nxjerrë atë nga çadra, përndryshe ai edhe sot do të ishte në çadër.

“Unë  e shpëtova nga turpi. Unë e shpëtova nga çadra. Vërtet ne në zgjedhje do të merrnim vota më  shumë, por më erdhi keq për të”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328