INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Paloka për aksionin opozitar të shtatori: Ne kemi zgjedhur një rrugë, Rama s’do jetë më…

Edi Paloka për aksionin opozitar të shtatori: Ne kemi zgjedhur një rrugë, Rama s’do jetë më…

Publikuar më: 21:38 26-08-2019

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga fillimi i shtatorit, për të cilin opozita ka paralajmëruar se do të nisë një aksion opozitar shumë i fuqishëm, Edi Paloka thotë se opozita ka mbështetjen e qytetarëve për sakrifica të tjera.

Nënkryetari i PD, tha se kryeministri Rama revoltës popullore i është përgjigjur me dhunë dhe ndaj kësaj dhune opozita do të reagojë.

Paloka u shpreh se ata e kanë zgjedhur një rrugë, ndërsa theksoi se Rama nuk e ka të gjatë në qeveri.

“I vetmi problem ngelet Rama. Është një kryeministër që duhet të ishte qëruar me kohë, me gjithë këto skandale që i kanë ndodhur. Por ai ka vendosur që revoltës popullore, zemërimit popullor mos ti përgjigjet me veprime prej shtetari, por ti përgjigjet me gaz, me Llesh, me burg, me dhunë. Këtu jemi dhe ky nuk është vetëm problem i PD dhe opozitës, jemi përballë dikujt që nuk njeh ligj dhe kushtetutë. Mendon se me dhunë do të mbajë prap këtë popull me sundim. Kësaj i duhet t'i përgjigjemi, sesi...ne kemi zgjedhur një rrugë, por të jeni të bindur që ky zotëria të gjatë nuk e ka.

‘Është e vërtetë, Rama është ende aty, nuk e kemi rrëzuar me protesta, por protestat treguan një gjë të madhe, që shumica e shqiptarëve janë jo vetëm kundër Rama, por janë gati të sakrifikojnë për ta rrëzuar Ramën. Në vend që ti përgjigjet zemërimit qytetar me dorëheqje, me zgjedhje. Opozita thotë që nuk më doni, hajde të bëjmë zgjedhje të lira?! Por e pa në 30 qershor.’

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545