INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe sytë mund të lajmërojnë problemet në zemër

Edhe sytë mund të lajmërojnë problemet në zemër

Publikuar më: 10:30 10-09-2016

Nëse keni vënë re kokra të verdha në pjesën e sipërme apo të poshtme të syve kryesisht afër pjesës së brendshme, duket të jeni vigjilentë. Kjo shënjë ka një shpjegim.
Një studim i publikuar në “British Medical Journal” ka theksuar se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe shenjave të verdha.
Edhe një kërkim danez i bazuar në studimin e  bërë në Kopenhagen lidhur me sëmundet e zemrës, sqaroi lidhjen mes këtyre shenjave dhe sëmundjeve të zemrës në popullatë. Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Profesor Tybjaerg Hansen, nxorri disa konkluzione që do të ndryshojnë mënyrën se si shumë njerëz dhe mjekët mendojën në lidhje me këto shenja në dukje të padëmshme.

Ja studimi:
“Një studim përfshiu 12.745 persona të moshës 20 deri 93 vjet, të cilët u ndoqën nga viti 1976 deri në vitin 2009. Të dy sekset, burrat dhe gratë me shenjat e verdha kapakët e syve kishin të ngjarë të vuanin nga sëmundje të zemrës ose të vdisnin brenda një periudhe 10-vjeçare. Nëse vëreni shenja të verdha në pjesën e sipërme apo të poshtme të kapakëve të syve, do të ishte e rekomandueshme të kontrollonit nivelet e yndyrës në gjak. Këto shenja mund të jenë tregues i kolesterolit të lartë, prandaj mund t’ju duhet të ndiqni një dietë të ekuilibruar për të evituar probleme të tjera shëndetësore me të cilat mund të përballet trupi,” shkruan Healthyandnaturalworld.

Article Logic
Execution time: 0.0037848949432373