INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe RiRi pendohet si ju! Nuk do ta besoni çfarë s’do bënte Rihanna nëse do kthente kohën pas [FOTO]

Edhe RiRi pendohet si ju! Nuk do ta besoni çfarë s’do bënte Rihanna nëse do kthente kohën pas [FOTO]

Publikuar më: 19:38 08-09-2017

Me Photoshop, pa Photoshop, e shëndoshë apo e dobët, me Drake apo me miliarderin arab, Rihanna është thjesht Rihanna!

Ajo është inspirim për shumë femra në botë dhe çdo “lëvizje” e saj nuk mund të mos vihet re. Këngëtarja 29-vjeçare po shoqërohet me biznesmenin arab, Hassan Jameel dhe me sa shikojmë, gjërat po u shkojnë vaj...

RiRi shkëlqeu në ceremoninë e ndares së çmimeve “CFDA Awards”, ku u shfaq me një fustan të verdhë që i nxirrte në pah gjoksin, por këngëtarja nga Barbadosi ka pozuar edhe për revistën e famshme “Elle”. E siç e do tradita, duhet dhëne edhe një intervistë ekskluzive ku rrëfehen gjëra që nuk janë thënë më parë dhe kështu bëri Rihanna.

Pyetjes se ku dëshironte të ndodhej në qoftë se David Copperfield me magjinë e tij mund të kthente pas kohën këngëtarja i është përgjigjur pikërisht 10 minuta para se të humbiste virgjërinë. Në këtë formë 29-vjeçarja ka lënë të kuptohet se kjo eksperiencë për të nuk ka qenë aspak e mirë.

hanna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043277740478516