INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse akuzohet se zhvati mbi 900 mijë euro, Olesia Duka nuk pranon asgjë! Shikoni çfarë ka thënë së fundmi [FOTO]

Edhe pse akuzohet se zhvati mbi 900 mijë euro, Olesia Duka nuk pranon asgjë! Shikoni çfarë ka thënë së fundmi [FOTO]

Publikuar më: 17:53 15-03-2018

Që pas skandalit të 900 mijë eurove, stomatologia Olesia Duka është bërë një ndër stomatologet më të famshme në Shqipëri.

Pasi u la në burg, Gjykata e Apelit në Durrës shtyn shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë ndaj saj. Stomatologia është akuzuar për mashtrim në vlera marramendëse, por mesa duket ajo nuk dëshiron të pranojë gabimet që ka bërë në të shkuarën dhe ka vendosur që të ankimojë masën e sigurisë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, kishte vendosur për të.

Mesa duket ndryshimi i avokatit nga ana e Olesias e ka bërë të pamundur shqyrtimin e animimit të bërë nga avokatët e mëparshëm të saj.

Sipas informacioneve në datën 21 mars pritet të dëgjohen palët. Por ajo që bën përshtypje në këtë mes është mbrojtja që pritet t'i bëhet stomatologes.

Sipas palës mbrojtëse akuzat e hedhura kundër Olesias janë të pavërteta dhe se ajo është viktimë e një skeme të pastrimit të parave nga ana e biznesmenëve denoncues.

3-77.jpg1-103.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934