INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe pse të ndarë, Nora nuk e kurseu këtë gjest të bukur për Robert Berishën!

Edhe pse të ndarë, Nora nuk e kurseu këtë gjest të bukur për Robert Berishën!

Publikuar më: 14:28 21-10-2020

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili!

Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.


Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here.


Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, ndërsa diçka të tillë e ka bërë edhe Nora sot.

Duke qenë se ish-partneri i saj do të nisë një emision të ri të titulluar “Robi plaket kur don vet”, këngëtarja e ka shpërndarë njoftimin në llogarinë e saj në Instagram.

Emisioni i Robertit do të nisë të dielën më 25 tetor, në orën 23:15 në “Klan Kosova”.

1-11.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105