INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Olta Boka shtatzënë për herë të parë?! [FOTO]

Edhe Olta Boka shtatzënë për herë të parë?! [FOTO]

Publikuar më: 15:09 23-05-2020

Këngëtarja Olta Boka hyn në kategorinë e personazheve publikë që janë mjaft diskretë përsa i përket jetës private. Mirëpo, në mars të vitit që lamë pas ajo vendosi ta bëjë më në fund “zemrën gur” dhe të flasë për herë të parë për romancën që po shijon prej vitesh.

Olta është në një marrëdhënie dashurie me djalin e deputetit Shezai Rrokaj. Ai quhet Iv dhe Olta tregoi asokohe se udhëton shumë me të. Ndër të tjera bukuroshja pohoi se nuk dëshiron që lidhja që ka me të, të jetë në qendër të mediave pasi siç u shpreh ajo, dëshiron që ta mbajë për vete. Mirëpo, një bekim kaq të madh sa ky i fundit Olta s’ka mundur ta mbajë dot më gjatë për vete!

Burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se këngëtarja është në pritje të ëmbël të një bebushi. Ajo dhe partneri, Iv Rrokaj, do të bëhen prindër për herë të parë.

IVI.jpeg

 

Burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve. Olta ende nuk e ka dhënë zyrtarisht këtë lajm të bukur dhe nuk dihet cila është gjinia e fëmijës apo muaji i shtatzënisë, megjithatë mbetet ta mësojmë së shpejti!

 

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654