Kryeministri Edi Rama tashmë ka një kundërshtar të denjë.
Deputeti socialist Eduart Ndocaj, e ka cilësuar veten si deputeti më popullor në vend, dhe padyshim pjesa më e madhe bashkohet me këtë mendin. “Kaubojsi” është i njohur për publikun për imazhin e tij politik, për pëlqimin e kapeleve kaubojs, për aktet bamirëse si dhe udhëtimet jashtë Shqipërisë. Mirëpo ai së fundmi na ka zbuluar një tjetër talent e pasion njëkohësisht, pikturën. Ndocaj ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, disa piktura sa domethënëse aq edhe abstrakte. Që nga Jezu Krishti, e deri te Don Kishoti, i frymëzuar nga barsaletat e Parlamentit siç vetë ai e ka theksuar. Njihuni me disa nga veprat e tij dhe jepni vlerësimin.










28 Oct 2025 





