INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ed Sheeran akuzohet rëndë nga gjykata për kopjim të hitit…[FOTO]

Ed Sheeran akuzohet rëndë nga gjykata për kopjim të hitit…[FOTO]

Publikuar më: 18:19 04-01-2019

Kantautori i famshëm britanik Ed Sheeran, është paditur së fundmi se ka kopjuar pjesë të këngës “Lets’s get it on” të Marvin Gaye.

Pas kësaj ai ka kërkuar të hidhet poshtë kjo akuzë, por gjykatësi i qarkut Louis Stanton e ka refuzuar kërkesën e këngëtarit. Vendimi është marrë pasi gjykatësi u shpreh se ishin gjetur ngjashmëri të konsiderueshme midis disa elementëve muzikorë të dy këngëve. Ed Sheeran mohoi kopjimin e disa prej pjesëve të këngës së vitit 1973 për hitin e tij “Thinking out loud”.

cvbnmghfgjh.JPG

dfgjkjhtgdfgjf.jpg

Padia është ngritur kundër Sheeran nga trashëgimtarët e producentit Ed Townsend, që ishte bashkëautor i “Let’s get it on” me Gaye. Kompania po shqyrton një padi prej 100 milionë dollarësh për të njëjtën arsye, që u ngrit qershorin e kaluar nga ‘Structured Asset Sales’, e cila zotëron një pjesë të së drejtës së autorit në këngën e Gaye. Një tjetër kompani gjithashtu tha se gjeti ngjashmëri të konsiderueshme midis disa prej elementëve muzikorë të dy veprave. Së shpejti pritet të zhvillohet gjyqi që do të vendosë gjithçka për këtë çështje.

dfgjhhgsdfghj.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0029067993164062