INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E zhveshur nudo në krahët e Travis, kjo foto e Kylie Jenner po ‘çmend’ të gjithë rrjetin

E zhveshur nudo në krahët e Travis, kjo foto e Kylie Jenner po ‘çmend’ të gjithë rrjetin

Publikuar më: 17:43 10-09-2019

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë përfolur shpesh për krizë në marrëdhënie, por lëvizjet e tyre muajt e fundit kanë mohuar çdo thashethem. Gjatë ditëlindjes së Kylie-t ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa fotoja e realizuar së fundmi tregon se dashuria mes tyre është shumë e zjarrtë. Kylie ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet komplet e zhveshur ndërsa Travis e mbulon duke e përqafuar. “Kur Huston takon LA”, ka shkruar Kylie përkrah fotos. Brenda pak minutave ky imazh ka marrë 1 milion pëlqime dhe me mijëra komente.

Kjo foto duket se është realizuar për kopertinën e re të revistës “Playboy” dhe pritet që të publikohet së shpejti. Në përshkrimim e “Playboy” thuhet se vjeshta e 2019-tës i dedikohet kënaqësisë, të gjithë atyre gjërave që na japin lumturi si seksi, arti, ushqimi, muzika, udhëtimet etj. Përveçse pozon përkrah Kylie-t, Travis duket se ka dhe rolin e drejtorit kreativ në këtë fotosesion. Kjo është vetëm fotoja e parë e zbuluar nga çifti i njohur, por me siguri dhe gjithë të tjerat do të jenë po kaq të nxehta sa kjo.

received_1240494149455554-e1568126007439.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003169059753418