INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E vrau mbesa me të dashurin, reagon i biri: Ndihem i tradhëtuar nga prokurori për dënimin e dhënë

E vrau mbesa me të dashurin, reagon i biri: Ndihem i tradhëtuar nga prokurori për dënimin e dhënë

Publikuar më: 15:56 11-03-2018

Para dy vitesh qyteti i Shkodrës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku mbesa bashkë me të dashurin e saj pasi vodhën gjyshen e vranë.

Policia e Shkodrës arriti të zbulonte menjëherë vrasësit dhe pavarësisht se kanë kaluar dy vite ende ata nuk kanë marrë dënimin.

Pavarësisht shtyrjeve të shpeshtave të seancave gjyqësore, tashmë dhe dënimi i kërkuar nga prokuroria për djalin e viktimës është qesharak.

Ky fakt ka nevrikosur shumë të birin e viktimës i cili hedh dhe akuza drejt prokurorit Xhevahir Litaj.

Statusi i plotë

Per ATO qe jane ne dijeni,gjithashtu edhe per ATO qe nuk dijne asgje rreth kesaj ceshtje shume te rendesishme per mua e ku une kerkoj ndihmen TUAJ qofte edhe thjesht me nje mendim tuajin mor MIQ te mire te FB-se. . . . . . .Para dy vitesh, ekzaktesisht me dt 25 Shkurt. 2015, vdes NENA ime e dashur. Une ne nje pozicion jo te mire me ligjin italian, ne ate kohe gjendem ne arrest shtepie, me ndihmen e avokatit arrij te kem nje leje e cila me krijon mundesine e pjesemarrjes time ne funeralin e NENES.Konfrontimi i pare me NENEN time, ne mes dhimbjes se madhe e loteve , te cilet edhe tani me shoqerojne, dicka me terheq vemendjen, cfare?. . . .Fytyra e bukur e NENES time, ajo fytyre qe karakterizon cdo NENE, edhe ate te TUAJEN, fytyren engjellore te nje NENE, ne ate moment une nuk e pashe, e kam parasysh edhe tani ate cfare AJO shprehte me shikimin e saj. Ishte plot me shenja, me plage, te cilat me bene qe pa menduar as edhe nje minut tjeter te lajmeroj ne Tirane nje mikun tim te cilit i shpreh dyshimet e mia. Ishte pikerisht ky MIKU im, te cilit i jam shume mirenjohes, qe solli grupin e gatshem te antikrimit te rajonit te Shkodres dhe faleminderit punes tyre te mrekullueshme te udhehequr nga Prokuroria e e rrethit Shkoder, ku une bera padine, e pikerisht nga prokuror XHEVAHIR LITJA, pra faleminderit ketyre profesionalistave, u be e mundur qe pas dy muajsh te arrestohen dy vrasesit,, nje ish mbesa ime dhe i dashuri,ai qe bashkejetonte, apo si mund ta quani JU, se per mua kane te njejtin epitet-:QELBESIRA TE NDYRA, MBETURINA NJERZIMI, te cilet vazhdojne te marrin fryme ne pritje qe te vdesin ashtu si e meritojne, gabohem??????. . . . . .Une per plot dy muaj bashkepunoj me prokurorin dhe me grupin e antikrimit duke i afruar atyre detaje shume te rendesishme te cilat me punen e shkelqyer te sektorit te antikrimit, shndrrohen ne prova te forta te cilat bejne te mundur arrestimin e te vrasesve. Pra jemi ne Maj te 2015, momenti kur vrasesit arrestohen. Fillojne seancat gjyqsore.

Deri ketu cdo gje ne rregull. . . . .Por nga seanca ne seance, procesi fillon e merr ate rrugen aspak serioze, perkundrazi QESHARAKE, kete e konfirmojne shume persona, te cilet ishin prezent ne seancat qe zhvilloheshin, ku shtyheshin pa asnje motiv serioz, njehere mungonte njeri avokat, seancen tjeter mungonte avokati i pales tjeter, pastaj mungonte prokurori, heren tjeter mungonte njeri nga te pandehurit, pas nje jave mungonte tjetri, vinte radha te semurej dikush nga familja e prokurorit e cila u bente shkak te shtyhej seanca sepse prokurori nuk ishte prezent e sa e sa shtyrje seancash te tjera qe e bene kete proces krejtesisht qesharak, po po, QESHARAK, sepse i tille u tregu deri ne fund, ku prokurori kerkon 20 vjet per njerin nga te pandehurit dhe 23 vjet per vrasesin tjeter. . . . MIQ te FB-se, kemi te bejme me nje vrasje,ku ne ne gjykaten e Durresit, per te njejten tip vrasje ,denohen tre persona me burgim te PERJETSHEM. . . . . . . .Pyetja ime per JU, me shprese qe e lexon edhe PROKUROR XHEVAHIR LITJA-:Cfare i ka shkuar ndermend zotit Prokuror ne momentin qe ka kerkuar nje denim te tille?Ka harruar se edhe AI eshte nje djale NENE, apo nje prind I FEMIJVE ?Mos vall kete lloj denimi do kerkonte sikur ne vendin e NENES time te ishte e tija?Mos vall nuk e ka kuptuar akoma rendesine e REFORMES NE DREJTESI, apo mos eshte duke menduar per fundin e KARRIERES se tij.? . . . .nese e mendon keshtu mor zoti PROKUROR, gaboheni shume rende, mos harroni kurr se kemi te bejme me vrasjen e nje NENE, eshte e imja, po, e vertete, por mund te jen neser NENA e dikuj tjeter qe mund te kete te njejtin fat te keq, nese Ju zoti prokuror vazhdoni te gjykoni vrasesit ne kete menyre,ok? Dua te theksoj se provat qe bene te mundur arrestimin e vrasesve, ishin te plota e bindese si ne asnje proces tjeter, kemi te bejme me video, foto, telefonata etj, etj ku shikohen e degjohen dy vrasesit deri ne momentin qe shkojne te bejne krimin,te shoqeruara keto nga deklaratat mjeko-ligjore apo nga improntat e duarve te vrasesve ne fytyren e NENES time, ju betohem se as neper filma nuk i keni shiku keto prova, e megjithate zoterinjte e ligjit po mundohen te kalojne procesin ne menyren e tyre. . . . . Nje premtim i kam dhene NENES time, ate qe te VERTETEN E VRASJES SE SAJ do ta nxjerr, nuk arrita ta bej me LIGJIN qe zbatohet ne Shkoder?do kem besim me lart, nese do zhgenjehem atehere do i drejtohem DREJTESISE DHE GJYKATAVE INTERNACIONALE, aty ku askush nuk shpeton dot, aty ku arrestohen pas 20-30 vitesh kriminele lufte, aty do bej te mundur arrestimin e kujtdo qofte qe mundohet te toleroj ne vrasjen e NENES time. . . . .jam ANDREA HILA, i lindur ne qytetin e edukates dhe te kultures shqiptare, ne qytetin e burrnise, te beses, mikpritjes e te forces, ne qytetin e hakmarrjes, te cilen une e respektoj, por me shume respektoj LIGJIN, te cilit i besoj deri ne fund duke qen i bindur se nuk perfaqesohet nga te gjithe qe jane si ju z. PROKUROR XHEVAHIR LITJA. Ligjet ne vendin tone nuk lejojne qe une te kem nje avokat?, sepse avokati im jeni JU z Prokuror?, e vertete kjo? E pra une dua t,ju them se jam i zhgenjyer nga avokati im, i tradhetuar, po po i TRADHTUAR nga avokati im, nga ju z PROKUROR, JU qe ne asnje seance nuk pretenduat te nxirrni te verteten e vrasjes te NENES time, ju qe asnjehere nuk kerkuat te ndeshen dy vrasesit me qellim qe te dilte e verteta, por e zhvilluat procesin ne menyren Tuaj, menyre kjo qe une e quaj QESHARAKE. Perseris se jam gati qe t,ja nis nga fillimi, te bej ate qe ne vendin tone nuk e ben askush, nese dikush mundohet te spekuloj mbi provat e mbledhura, jam gati ti drejtohem organeve kopetente me anen e specialistave te huaj, te nxjerr trupin e NENES time nga varri e pastaj e shohim se sa vlejne ato 20 vite burg qe JU z PROKUROR kerkoni per keto kriminele te ndyre, te qelbur. . . . . . . . .Me falni MIQ te FB-se, ndoshta u zgjata shume, por dua t,ju them se jam munduar te shkruaj krejt shkurt, duke bere te mundur te jem i kuptueshem nga ato qe nuk jane ne dijeni te kesaj masakre. . . .Pres ndonje mendim Tuajin, te cilin edhe nese nuk e komentoj duhet te jeni te bindur se e lexoj disa here pasi me intereson cdo mendim i Juaji ne kete moment te veshtire te jetes time. Faleminderit per ndihmen TUAJ. . . . . .Me respekt, djali i vogel i NANES ANGJE.. . . . .Ju perqafoj te gjitheve./

Ngjarja

Xhoana Hila bashkë me të dashurin e saj Erando Qatipi kanë grabitur sendet me vlerë dhe një shumë të hollash kanë dhunuar për vdekje duke e mbytur me jastëk 82-vjeçaren Angje Hila. 32-vjeçarja së bashku me të dashurin kishin shkuar për vizitë te shtëpia e gjyshes dhe pasi kanë qëndruar për rreth një orë e kanë grabitur e më pas e kanë mbytur atë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814