INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E trishtë/Ndërron jetën nëna e prekur nga gripi i derrit, por dhe një nga binjakët! Flasin mjekët...[VIDEO]

Publikuar më: 09:36 28-02-2019

Një nënë e re e prekur nga virusi i derrit ka ndërruar jetë në Sanatorium. Fatkeqësisht dhe një nga binjakët ndërroi jetë, ndërsa foshnja tjetër është në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ajo pak ditë më parë kishte kryer një lindje të parakohshme duke sjellë në jetë 2 binjakë.
Mësohet se gruaja 36 vjeç lindi parakohe bebet, pasi gjendja e saj ishte rënduar për shkak të virusit të gripit.
Për këtë fatkeqësi ka folur dhe mjekja, Alma Cani tha se rasti ishte problematik për shkak se gratë shtatzëna kanë imuntit të dobët ndaj virozave dhe duhet të tregohen të kujesshme në parandalimin e tyre. Ndërsa për foshnjën që është në jetë doktoresha tha se ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Maternitetit Koço Gliozheni.
"Rastet që kanë ndërruar jetë tek ne kanë qenë ato raste me probleme shëndetsore, ndërsa raste të tjera nuk kemi patur. Gratë shtatzënë janë të predispozuara sepse janë më të ndjeshme", u shpreh Cani.
Po gjithësesi do jetë ekspertiza që do të përcaktojë nëse ndarja nga jeta e gruas erdhi si pasojë e virusit AH1N1, apo e komplikacioneve të tjerë që mund të kenë ardhur si pasojë e lindjes së vështirë që ajo pati.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229