INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E trishtë: Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare Dj shqiptar!

E trishtë: Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare Dj shqiptar!

Publikuar më: 15:30 12-01-2022

Është ndarë nga jeta në moshë shumë të hershme Dj nga Prishtina, Erin Go Dance.

Dj që emrin e vërtetë e kishte Erin Godanci, ndërroi jetë nē moshën 25-vjeçare.

Nuk janë bërë të ditura arsyet por u njoftua se varrimi i tij do të bëhet ditën e sotme në Prishtinë.

I riu prej vitesh ka qenë pjesë aktive e jetës së natës.

Në majin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim, Erin Go Dance, kishte realizuar një performancë live në sesionin e 14-të të Rave Live Sesion – sesione javore që organizoheshin online për të argëtuar publikun në atë kohë.

Erin i cili me profesion ka qenë inxhinier i shkencave kompjuterike, ka qenë i punësuar në një kompani private të sigurisë kibernetike në vend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030848979949951