INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tradhëtoi 1 ditë para lindjes, Khloe Kardashian do t'iu lërë pa fjalë me vendimin që mori për partnerin basketbollist [FOTO]

E tradhëtoi 1 ditë para lindjes, Khloe Kardashian do t'iu lërë pa fjalë me vendimin që mori për partnerin basketbollist [FOTO]

Publikuar më: 16:18 13-04-2018

 

Tradhëtia që partneri i bëri Khloe Kardashian-it, bëri xhiron e rrjetit. Basketbollisti u fotografua në shoqërinë e dy femrve. Me njërën prej të cilave, edhe duke u puthur. Shqetësimi që përjetoi bëri që Khloe të lindte vajzën e saj vetëm 1 ditë pas skandalit. Por më shumë se lindjen, të gjithë prisnin vendimin që ajo do të merrte në lidhje me Tristan. Edhe do ta besoni po t’iu themi që ka vendosur ta falë?

Khloe e ka falur partnerin e saj dhe është gati të harrojë gjithçka!

Duket se mëmësia ka ndikuar më shumë se pozitivisht dhe s’do t’ja dijë për asgjë ç’thuhet vërdallë.

“Ajo është më shumë se e lumtur me ardhjen e bebushes. Vajza është tepër e bukur dhe e shëndetshme, prandaj tani Khloe s’do t’ja dijë për asgjë në botë. Madje nuk është më as e nevrikosur me Tristan-in!”- janë shprehur burime pranë People.

“Ajo e ka falur. Tani ndodhet në një flluskë lumturie dhe paqeje aq sa gjithçka ndodhi me partnerin e saj nuk ishte tamam tradhti. Ishin thjesht disa puthje nën efektin e alkoolit që s’do të thonë asgjë dhe se faji ishte tërësisht i vajzave që e ngacmonin vazhdimisht.”

khloe-kardashian-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271