Djali i muzikantit të njohur, Lionel Richie, u ndalua nga policia të shtunën pasi i tha stafit të sigurisë së aeroportit se, kishte një bombë në çantën e tij të cilën do ta shpërthente në avion.
Dhe ylli i muzikës u fotografua për herë të parë pas lajmit të bujshëm të hënën.
Në momentin që u pikas nga paparacët, duket se Lionel Richie u bezdis dhe nga imazhet kuptojmë se mund t’u ketë kërkuar atyre që të ndalojnë së fotografuari.
Sipas fotografëve, këngëtari i famshëm dukej i hutuar dhe arsyeja lidhet me incidentin që ndodhi me të birin.
Milos ‘Milo’ Brockman Richie, 24 vjeç, i cili është model, goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të Aeroportit Heathrow në Londër, të shtunën në mëngjes.
Një dëshmitar okular tha se, Milo ishte zemëruar nga largimi me dhunë që iu bë nga terminali i aeroportit dhe kishte filluar të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan.
 
							 
							 
							 
							 
					![E tmerrshme! Djali i këngëtarit të njohur kërcënon se do të hedhë në erë aeroportin, ky i fundit jep reagimin më të çuditshëm [FOTO] E tmerrshme! Djali i këngëtarit të njohur kërcënon se do të hedhë në erë aeroportin, ky i fundit jep reagimin më të çuditshëm [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/bb437c052ad4d812b0395ce0755f8825_L.jpg?t=1548164644) 
											

 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





