Alex Rodriguez u shfaq me një shenjë të nxirë në afërsi të syrit të majtë gjatë mbërritjes në Miami, me të fejuarën e tij, Jennifer Lopez.
Pasi i propozoi disa ditë më parë për fejesë të dashurës së tij, Jennifer Lopez me një unazë marramendëse diamanti, një ish-koleg i tij e akuzoi se ai e tradhtonte këngëtaren me ish gruan e tij.
Jose Canseco ishte personi që e akuzoi për tradhti, ndërsa Jessica ish gruaja e tij.
Kjo e fundit në rrjetet sociale mohoi çdo gjë:
“Këto akuza false që Jose po bën nuk janë të vërteta. Unë e njoh Alex-in për shumë vite dhe ka 5 vjet që nuk e kam parë. Dhe sigurisht që nuk kam fjetur me të. Jam mikesha e të dyve, Alex dhe Jennifer. Sa për Jose, ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alienë”.
 
							 
							 
							 
							 
					![E rrahu dikush?! Pasi u akuzua për tradhëti nga ish-kolegu, bashkëshorti i Jennifer Lopez shfaqet me syrin e nxirë[FOTO] E rrahu dikush?! Pasi u akuzua për tradhëti nga ish-kolegu, bashkëshorti i Jennifer Lopez shfaqet me syrin e nxirë[FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/beff43f44462ecefc9ca7d62da5cdc62_L.jpg?t=-62169988760) 
											


 
  
  
  
 







 23 Oct 2025
23 Oct 2025 





