INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, romët në Itali rrëmbejnë e përdhunojnë një shqiptare [FOTO]

E rëndë, romët në Itali rrëmbejnë e përdhunojnë një shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 12:16 12-05-2016

Një grup personash nga komuniteti rom, që jetojnë në periferi të Romës në Itali kanë marrë me dhunë një vajzë shqiptare dhe e kanë futur në kampin, ku jetonin. Ata më pas e kanë përdhunuar për disa orë me rradhë.
Vajza është marrë peng në orët e mbrëmjes dhe më të kanë abuzuar seksualisht disa persona.
Ajo ka mundur të shpëtojë nga kthetrat e tyre vetëm në mëngjes, pasi ka bërtitur dhe është dëgjuar nga kalimtarë. Vajza ka mundur të largohet nga kampi duke marrë dhe ndihmë nga kalimtarët. Policia italiane ka mundur të arrestojë nga personat që mendohet se është një prej rrëmbyesve dhe është shtetas rumun, ndërsa autor i dytë i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim.


I tronditur nga ngjarja e rëndë babai i vajzës shqiptare ka dërguar një letër të gjithë prindërve të lagjes periferike Prenestina, në Romë. Ai iu bën thirrje për bashkëpunim kundër krimit e degradimit social ku është përshirë zona e tyre e banimit. I ati i vajzë V. Kosturi ka qënë avokatit dhe kërkon vetëm drejtësi për makthin e përjetuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879