INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/ Merr flak në fluturim avioni me 143 pasagjerë në bord [FOTO]

E rëndë/ Merr flak në fluturim avioni me 143 pasagjerë në bord [FOTO]

Publikuar më: 18:03 18-04-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Filadelfia ku një avion ka pësuar një defekt në motorr dhe ka shpërthyer në flakë gjatë fluturimit.

143 persona kanë qenë në bord dhe nga incidenti 1 person ka humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkëputja e motorit Boeing 737-700 ka shkaktuar dëme në një dritare të cilën e ka thyer por gjithashtu në krahun e avionit dhe në trungje. Në momentin e shpërthimit është dëgjuar një zhurmë e fuqishme dhe motori i krahut të majtë është ndarë pjesërisht.

Një grua e cila ka qenë pranë dritares që është dëmtuar nga motori ka dalë jashtë avionit por që është kapur më pas nga personat që ishin ngjitur me të. Pasagjerët kanë qenë në panik, ndërkohë kanë vendosur maskat e oksigjenit dhe pilotët kanë dhënë udhëzimet e tyre për një ulje emergjente. Pasagjerët kanë zbarkuar në një mënyrë të sigurt dhe çdo gjë ka shkuar shumë mirë.

avioni-2.jpgavioni-4-1013x1024.jpgavioni-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922