INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë, humbin jetën në aksident 2 persona

E rëndë, humbin jetën në aksident 2 persona

Publikuar më: 09:26 03-07-2017

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në autostradën Fier-Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në autostradën Fier-Lushnje. Sipas të dhënave të para të uniformave blu mjeti ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal, e si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën dy shtetas.
Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga makina të dy shtetasve të aksidentuar.
Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N., 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z., 54 vjeç, banues në lagjen "Myslym Shyri" të Tiranës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385