INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! 9 vjeçari mbytet në lumë

E rëndë! 9 vjeçari mbytet në lumë

Publikuar më: 13:48 28-07-2017

është tronditur këtë të premte. Një tjetër ngjarje e rëndë ëhstë shënuar rreth mesditës në kryeqendrën e veriut. Një aksident me pasoje vdekjen e një fëmijë raportohet nga Shkodra. Mësohet se në lumin e Gjadrit është mbytur një fëmije 9 vjeçar. Mësohet se fëmija ka qenë sëbashku me nën e tij, e cila ka hyrë të lumë për të shpëtuar fëmijën e saj por pa mundur.
Informacioni paraprak nga Vau i Dejës- Shkodër:
“Me datë 28.07.2017, ora 10:50,kemi marre njoftim se ne lumin e Gjadrit është mbytur një fëmijë.
Menjëherë Shërbimet e Komisariatit Vau Dejës kanë shkuar në vendngjarje të cilët njoftojnë se është shtetasi F. M, 9 vjeç, nga fshati Naraç, pa shenjë jete.
Nga informacinet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.
Shtetasja M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër”.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156