INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
E quan 'skelet', Selin Bollati i përgjigjet ndjekëses pas komentit për trupin

E quan 'skelet', Selin Bollati i përgjigjet ndjekëses pas komentit për trupin

Publikuar më: 15:59 26-09-2026

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka reaguar në rrjetet sociale pas komenteve fyese që ka marrë për pamjen e saj fizike.

Ajo ka publikuar në InstaStory një prej mesazheve të dërguara nga një ndjekës, i cili ka komentuar në mënyrë fyese për linjat e saj trupore: “O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi”.

Përballë këtij komenti, Selin ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, duke i shkruar: “Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?”.