INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E quajnë ''shëmtirë dhe kafshë'', Roza Lati acarohet KEQ në INSTAGRAM: Ti më njeh k**vë, jo...[FOTO]

E quajnë ''shëmtirë dhe kafshë'', Roza Lati acarohet KEQ në INSTAGRAM: Ti më njeh k**vë, jo...[FOTO]

Publikuar më: 13:14 02-04-2019

Nuk janë të rralla rastet kur personazhet e njohur publikë kapen me fansat në rrjetet sociale për arsye nga më të ndryshmet dhe nuk kalojnë pa u vënë re.  E një rast i tillë i ka ndodhur Roza Latit ditën e sotme e cila është përballur me një koment të pakëndshëm, ku një ndjekëse e ka ofenduar rëndë.

“Bëj çfarë të duash! Shëmtira, shëmtirë mbetet dhe kur hap gojën më keq akoma. Flet anglisht kur nuk di shqipen, që flet gjithë gabime. “Ftyrën”, e jo moj kafshe, Fytyrën. Punon dhe në TV. Ku ke studiuar? Vë bast në shkollën e këtyre viteve, në shkollën e gomerëve. O Zot kush ka mbetur në Shqipëri!”-ka shkruar ndjekësja në një video të moderators.

Pas këtij komenti me tone ofenduese, Roza Lati ka vendosur t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

“Më qafsh më lej koment në çdo foto. RRi gjithë natën më ruaj çfarë postoj. Domethënë kështu siç po bën. Jepi. Vëmendja jote është benefiti im. Faleminderit për vëmendjen. Shko futi pak dashuri dhe lumturi vetes ndërkohë, se qenke duke u tharë, aq sa po i shihke dhe gratë si burra. Ti më njeh k**vë, unë stë njoh ty. Shnet!”,-ka replikuar moderatorja, Roza Lati.

llat.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326