INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin ''të hoqën nga TOP-i se nuk ia...?'', Anjeza Maja i mbyll gojën fansit me përgjigjen e saj, ja çfarë ka ndodhur!

E pyesin ''të hoqën nga TOP-i se nuk ia...?'', Anjeza Maja i mbyll gojën fansit me përgjigjen e saj, ja çfarë ka ndodhur!

Publikuar më: 17:20 18-09-2018

Pas 3 vitesh në moderimin e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Anjeza Maja është larguar dhe tashmë Florian Agalliu do të modërojë me një tjetër prezantuese. E tashmë Anjeza është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” ku do të vallëzojë në netët live përkrah aktorit të njohur Romeo Veshaj.

Mirëpo ky ndryshim që ajo bëri në karrierën e saj televizive nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ndjekësit e saj, të cilët kërkojnë të dinë arsyen e largimit nga “Top Channel”.

“O kukulla pse të hoqën nga Top-i, apo s’ja le shefit” – komentoi dikush në profilin e moderatores.

Dhe mesa duket ky koment nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka vendosur të përgjigjet në mënyrë shumë të qartë për të gjithë ata që e pyesin për largimin nga ekrani i “Top Channel”.

“Ç’janë këto muhabete viti ’97? Mos e paragjykoni kaq shumë botën e medias. “Top Channel” është një televizion serioz dhe në këtë drejtim kam qënë me fat për të gjitha mediat ku kam punuar. Faleminderit dhe shpresoj ta vlerësosh përgjigjen time” – është përgjigjur Anjeza ndaj komentuesit.

ASNJ.png

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979