INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se sa e ka rrogën dhe sa paguhet për një tekst, Olti Curri habit me përgjigjen e tij: Sa dyfishi i...[VIDEO]

E pyesin se sa e ka rrogën dhe sa paguhet për një tekst, Olti Curri habit me përgjigjen e tij: Sa dyfishi i...[VIDEO]

Publikuar më: 18:23 18-06-2018

Kaq shumë paguhesh Olti? 

Ai njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë edhe pse deklaratat e tij gjithnjë shkaktojnë debate, por syri kritik i Olti Currit është shumë i mprehtë. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë pothuajse me të gjithë artistët shqiptarë të cilëve u dhuron dhe tekste të bukura dhe sigurisht që nuk mund të mungonin pyetjet se sa merr për këto tekste apo sa i shkon rroga në muaj.

Një gjë e tillë i ka ndodhur ditën e sotme në Instastory, ku shumë ndjekës i kanë dërguar pyetje të ndryshme.

Një prej tyre e ka pyetur se sa e ka rrogën, një pyetje e sikletshme për Oltin i cili i thotë që pagesa e tij vjen nga reklamat në Facebook dhe Instagram, e cila shkon sa dyfishi i rrogës zyrtare të Kryeministrit të Shqipërisë.

Ok, rroga zyrtare e kryeministrit Rama është 2 015 199 Lek që do të thotë se rroga e Oltit shkon diku te 4 milion e 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

 

Goxha pagë Olti.

Ndërkohë që për një tekst këngë, Olti u shpreh se paguhet nga 300 deri në 500 Euro.

Article Logic
Execution time: 0.0031821727752686