INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin se kë nga femrat e showbizzit do dëshironte për një lidhje, përgjigjet Olsi Bylyku! [FOTO]

E pyesin se kë nga femrat e showbizzit do dëshironte për një lidhje, përgjigjet Olsi Bylyku! [FOTO]

Publikuar më: 19:33 27-12-2019

Olsi Bylyku ka folur së fundmi hapur për shijet e tij dhe punën si aktor. Në emisionin”Glamour” në RTV Ora, ai është shprehur se asnjë nga femrat e shoëbizit shqiptar nuk e ka tërhequr. Ai ka theksuar se fusha ku ai punon është një fushë e qelbur dhe se ai ka vendosur që nuk do të bëhet asnjëherë pis në ‘kënetën’ ku ndodhet.

I pyetur nga moderatorja nëse nuk do të ishte i lidhur ose i dashuruar,me cilën nga femrat e njohura do doje të kishte një lidhje, Bylyku jep këtë përgjigje.


“Me asnjë, për Zotin. Unë nuk është se kam qenë aq humbamen sa…., shyqyr më ra një, a më kupton. Unë kam pasur kontakt me çdo lloj artisti shqiptar dhe çdo lloj figure publike femër që ka emër dhe asnjëhera me thënë të drejtën nuk më ka lënë asnjë keshtu, dmth që ajo filanija të më ketë ngelur pikë.

Nuk është puna kush të ngacmon ose kush nuk të ngacmon, kjo fusha jonë është fushë e qelbët me thënë të drejtën dhe unë gjithmonë me veten time kam thënë që unë kurrë nuk do të bëhem pis nga këneta ku jam, aty ku unë lundroj. Unë dua gjatë gjithë kohës që të arrij majat e kësaj gjëje që po bëj dhe dua të jetoj gjithmonë normal. Do doja ndonjëherë që të mos ishte leku fare si gjë”.

FFFF.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598