INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin nëse i ka bërë buzët operacion, Albana Osmani i habit të gjithë duke u përgjigjur kështu[FOTO]

E pyesin nëse i ka bërë buzët operacion, Albana Osmani i habit të gjithë duke u përgjigjur kështu[FOTO]

Publikuar më: 12:59 27-03-2018

Ka kryer operacione plastike apo jo?

Kjo është një nga pyetjet më të famshme që bëjnë fansat për personazhet e showbizz-it dhe sidomos për vajzat seksi.

Ju ka munduar pyetja nëse Albana Osmani i ka bërë buzët operacion plastik apo jo?

Epo rrini të qetë më në fund gjithçka është zbuluar dhe ka qenë pikërisht vetë moderatorja që ka hedhur dritë mbi këtë temë.

Dje Albana ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe një nga fëmijët e ka pyetur: “Po buzët i ke bërë operacion plastik?”

Albana e gjendur paksa në siklet i kthehet me pyetje ‘Po ja ti si mendon, i kam bërë?!’ dhe vajza e vogël i është kthyer se PO ajo mendon se Albana i ka bërë buzët operacion dhe se nuk i ka të vetat.

Më pas moderatorja ka kthyer një përgjigje shumë të zgjuar nga ana e saj, duke u shprehur: ‘Disa herë kur je në televizion duhet të bësh disa gjëra që të dukesh bukur, ja unë për shembull nuk i kam flokët kaq të gjatë por duke qenë se jam figurë televizive kam shtuar flokë sepse jam e gjatë dhe kështu dukem më bukur. Por buzët nuk i kam bërë, i kam të miat siç mi ka bërë mami’ – ka përfunduar Albana.

Ndoshta u lodhët duke e vrarë mendjen nëse Albana i ka bërë apo jo buzët operacion, por më në fund vuajtjes i erdhi fundi.

Albana është natyrale ashtu siç e ka bërë nëna.

dfg35.PNG

ghn.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156