INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin kush është femra më e bukur shqiptare, Rike Roçi ju bën diss të gjithave me këtë përgjigje [FOTO]

E pyesin kush është femra më e bukur shqiptare, Rike Roçi ju bën diss të gjithave me këtë përgjigje [FOTO]

Publikuar më: 09:46 21-06-2019

Rike Roçi është një nga bukuroshet shqiptare, që u bë e njohur nga “Big Brother”. Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës private.

Po ashtu është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshmërisë.

Së fundmi, në llogarinë e saj të Instagramit ajo ka bërë sondazhin “Ask me a question” dhe ndjekësit nuk kanë nguruar duke i bërë pyetje nga më të ndryshme, por vëmendjen më të madhe e mori njëra nga pyetjet e shumta:

“Femra më e bukur shqiptare aktualisht është…”- shkruan ndjekësi.

Por, Rike Roçi nuk ka nguruar aspak për t’i dhënë një përgjigje të sinqertë, e cila i’a kthen kështu:

“Ka qenë është dhe do jetë… është e para femër rebele shqiptare, e para që ka thyer tabu, e para femër pa komplekse, e para Miss International, nuk ka si Adelina”- është përgjigjur modelja.

Adelina Ismaili konsiderohet të jetë e preferuara e te gjitheve dhe njëra nga artistet më të bukura shqiptare, ku zbuluam dhe se Roçi e ka idhull.

Mos të harrojmë pa përmendur, Adelina po vazhdon angazhimin e saj në karrierë, teksa ditën e djeshme solli projektin e ri “Qikat” në bashkëpunim me reperen Rina Balaj.

auto_64919870_1277345632430909_8271133072427057152_n1561102116.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018699169158936