INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin “a ke bërë seks me Feron”, Roza Lati përgjigjet publikisht! [FOTO]

E pyesin “a ke bërë seks me Feron”, Roza Lati përgjigjet publikisht! [FOTO]

Publikuar më: 15:33 12-05-2020

Moderatorja Roza Lati ‘theu’ rrjetin pak kohë më parë, kur në emisionin e saj shkëmbeu një puthje me reperin nga Kosova, Fero. Atë kohë u aludua se të dy ishin në një lidhje por fjalët u mohuan menjëherë.

Një ndjekës mesa duket ka ende kureshtje dhe e ka pyetur Rozën në Instagram, nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie me Feron në ashensor, duke iu referuar një deklarate të kësaj të fundit në një intervistë.

Roza Lati e ka sqaruar duke u shprehur se Feron e ka takuar vetëm 3 herë, dhe rasti që ka treguar ka ndodhur para se ajo të ishte e famshme.

“Jo. Unë në intervistë tregova një rastin tim që kam guxuar në një vend publik se s’më njihte njeri atëherë. Dhe kam qënë me të dashurin tim. Tash kam komplekse profesionale. Por sidoqoftë, unë edhe “plaç ishalla” të them ndonjë ditë, dhe të qëlloj kjo fjalë në tekstet e reperëve, ju po me një gozhdë do t’i bini. Artistin Fero e kam takuar 3 herë gjithsej në jetën time dhe e kam përcjellë deri në recepsion kur kemi mbaruar xhirimet. Boll me këto injorancira. Na lini rehat…”, u përgjigj Roza.

roze.png

Article Logic
Execution time: 0.0020811557769775