INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E publikuan pa lejen e saj pas dasme, Xhensila  bën këtë veprim [FOTO]

E publikuan pa lejen e saj pas dasme, Xhensila bën këtë veprim [FOTO]

Publikuar më: 15:35 04-09-2017

Dasma e Xhensilës dhe Besit ishte më e përfolura e momentit.

E kuruar me mjaft kujdes deri në detaje, nga ambienti i zbukuruar deri tek kënga surprizë e Xhensilës dedikuar Besit. Ashtu si vetë dasma, edhe kënga  “Ti e ke çelësin e zemrës” mori vëmëndje maksimale ndaj  edhe u publikua në Youtube. Kënga ishte e shoqëruar me video të cilat ishin realizuar gjatë setit fotografik të çiftit për dasmë dhe që  ishin personale të tyre, jo për publikim.

 Me siguri Xhensilën e ka shqetësuar ky fakt, ku nuk janë respektuar të drejtat autoriale, ndaj edhe sot kënga është zhdukur nga Youtube. Megjithatë ajo do të publikohet sërish në kanalin personal të  këngëtares në Youtube.

99d6c84aaf175826c9349e4aca67fe3b.png

Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705