INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E preferuara juaj?! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

E preferuara juaj?! Ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 11:35 13-07-2022

Vera e nxehtë kalohet më mirë me muzikë të bukur. Gjatë ditëve dhe javëve të fundit, artistët e njohur shqiptarë kanë publikuar këngë e bashkëpunime të ndryshme, të cilat po na shoqërojnë gjatë aktivitetit tonë të përditshëm.

Me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti. Bëhet fjalë për këngën e fundit të këngëtarit të talentuar Don Xhoni, i cili me projektin e tij “Katile” ka gjeneruar mbi 7.5 milionë klikime në 5 ditë.

Në vend të dytë pozicionohet Dafina Zeqiri me “Malli”, ndërsa podiumi plotësohet nga “Mama Mia”, bashkëpunimi i Bardhi, Nora Istrefi dhe Shkurte Gashi.

Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242