INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pazakontë. Arrestohen dy prindër nuk lejonin fëmijët në shkollë

E pazakontë. Arrestohen dy prindër nuk lejonin fëmijët në shkollë

Publikuar më: 09:16 06-10-2016

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Fier. Dy prindër janë ndaluar nga policia dhe janë proçeduar penalisht, pasi nuk lejonin fëmijët e fshatit që të shkonin në shkollë.

Policia njofton se Bedri Xhafa, 43-vjeç dhe Namik Buzi, 50-vjeç janë ndaluar tashmë ndërkohë ka filluar procedimi penal për S.B, 45-vjeç, pasi për disa ditë me rradhë i kanë dalë përpara fëmijëve në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos i lejuar të shkojnë në shkollë.

Gjithashtu ata kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë madje edhe fëmijët e tyre të mitur.

Denoncimi u bë nga emisioni “Stop’’ ku mes të tjerash denoncoi dhe problemet e rënda të rrugës, që të çon drejt shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221