Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan dy ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. (Lexo këtu)
Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.
“Gëzuar Vitin e Ri nga ne, tek ju!”- shkruante këngëtarja krahas videos kaq të ëmbël!
Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.









11 Dec 2025 





