INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paskemi përdorur kremin e diellit gabim gjatë gjithë kësaj kohe! Ja si mund të marrim rezultate maksimale

E paskemi përdorur kremin e diellit gabim gjatë gjithë kësaj kohe! Ja si mund të marrim rezultate maksimale

Publikuar më: 22:32 26-07-2018

Njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes nga kremërat mbrojtës të diellit, por problemi, nuk është locioni por aplikimi i tij.

Kremi mbrojtës duhet të aplikohet në një shtresë mjaftueshëm të trashë, që shumë nga ne nuk e bëjnë. Dhe klasifikimi i locioneve bazohet në prezumimin se 2 mg locion duhet të mbulojnë 1 centimetër katror të lëkurës. Kjo do të thotë që një person duhet të përdorë të paktën gjashtë lugë çaji të plota me locion, ose 36 mg, për të mbuluar trupin e një të rrituri mesatar.

Zona si anët e qafës dhe veshët, zakonisht nuk lyhen, por edhe për to duhet treguar kujdes.

Dermatologët këshillojnë që kremi i plazhit të aplikohet 15 deri në 30 minuta para ekspozimit në diell, në mënyrë që ai të mund të thahet. Dhe procesi duhet përsëritur çdo dy orë si edhe menjëherë pas daljes nga deti. Disa locione thuhet se janë rezistente ndaj ujit duke pretenduar se garantojnë të njëjtën mbrojtje edhe pas zhytjes.

Sidoqoftë, mbi 85 për qind e produktit mund të hiqet pas tharjes me peshqir ndaj duhet aplikuar lyerja pas notit, djersitjes apo ndonjë aktiviteti tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0028769969940186