INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E paralizuan me lëng dhe i vodhën 60 mijë euro, zbardhet ngjarja në Peqin...

E paralizuan me lëng dhe i vodhën 60 mijë euro, zbardhet ngjarja në Peqin...

Publikuar më: 10:59 11-05-2019

Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur tre ditë më parë në Peqin, ku disa persona të maskuar i morën një 75-vjeçari 60 mijë euro shtëpi dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Sipas efektivëve të Elbasanit, për këtë ngjarje janë arrestuar tre persona dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Janë ndaluar 30 vjeçari me inicialet B.H, 27 vjeçari me inicialet M.Ll dhe një 27-vjeçare me inicialet E.Sh, banuese në Durrës. Ndërsa në kërkim është shpallur 19vjeçari me inicialet S.I.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ku sipas deklaratave të të moshuarit Skënder Zeqiri, një çift bashkëshortësh kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.

76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht.

Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe morën bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin.

Article Logic
Execution time: 0.0052859783172607