Ilir Vrenozi është larguar nga shtëpia e ‘’Big Brother VIP Albania 5’’. Mësohet se arsyeja e largimit nga shtëpia, lidhet me presionin që ka ardhur duke u rritur tek ai.
Vrenozi i ka thënë konkurrentëve të tjerë se nuk mund ta përballojë më presionin e garës dhe ka lënë shtëpinë.
“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa dy konkurrentët kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.
Kujtojmë që Ilir Vrenozi ishte një nga konkurrentët e parë që u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.
Tashmë ai ka hequr dorë nga çmimi i madh.








10 Jan 2026 





